Haradinaj: Mitrovica nga sot është lidere në përvetësimin e teknologjisë më të re në energji

19 qershor 2019 | 13:04

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në përurimin e projektit “Ndërtimi i nënstacionit 110/10 (20) kV Ilirida dhe linjës nëntokësore transmetuese 110 kV” në Mitrovicë me ç’rast ka thënë se nga sot kjo komunë është lidere në përvetësimin e teknologjisë më të re në energji.

“I lumtur të marr pjesë, në përurimin e projektit 5.4 milionë euro “Ndërtimi i nënstacionit 110/10 (20) kV Ilirida dhe linjës nëntokësore transmetuese 110 kV”, i zbatuar nga Kostt dhe EBRD dhe produkt i angazhimit të përbashkët, për të ndërtuar një sistem furnizimi me energji të sigurt për dekada të tjera dhe bazë e fortë për zhvillim ekonomik dhe siguri”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka falënderuar ShBA-të, Gjermaninë dhe të gjitha vendet që e kanë ndihmuar Kosovën për të pasur stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm të tregut të energjisë.

“Me Iliridën në Mitrovicë dhe nënstacionin e ri të Drenasit në vlerë prej 6.7 milionë euro, investimet e tjera në përmirësimin e rrjetit aktual, projektet për energjinë alternative dhe jetësimin e projektit të Termocentralit Kosova e Re, Kosova i ka përmbushur të gjitha parametrat për të qenë vend stabil në energji dhe i sigurt për të investuar”, ka deklaruar Haradinaj.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas polemikave në garën e fundit të zhvilluar në Kanada,…