Haradinaj: ‘Mixha’ u bashkua në paqen e përjetshme me bashkëluftëtarët e tij heronj e dëshmorë

13 tetor 2021 | 10:35

Ish-komandanti i Rrafshit të Dukagjinit, njëherit kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas vdekjes së komandantit të fshatit Ruhot, Qerim Berisha.

Haradinaj ka thënë se Qerimi iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që në fillet e para dhe nuk iu nda deri në çlirimin e Kosovës.

“Qerimi u bashkua në paqen e përjetshme me bashkëluftëtarët e tij heronj e dëshmorë”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Me Qerim Berishën u bashkuam që në fillet e Luftës Çlirimtare. Ai nuk e lëshoi pushkën deri në ditën e fitores dhe lirisë.
Sot, ai u bashkua në paqen e përjetshme me bashkëluftëtarët e tij heronj e dëshmorë.
Ndajmë dhembjen me familjen Berisha, miqtë e bashkëluftëtarët.
Mixha, u prehtë në paqe!
RH

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës njoftoi se ka nisur një aksion kundër…