Haradinaj: Mogherini tha në Tiranë ‘hiqeni taksën se ua ndaj Kosovën’
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se lajmi më i mirë është se procesi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë tashmë i është heq nga dora shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Federica Mogherini.
Haradinaj e ka interpretuar një deklaratë të Mogherinit të dhënë në Tiranë ditë më parë, ku sipas tij ajo ka thënë “hiqeni taksën se ua ndajë Kosovën”.
“Mogherini në Tiranë tha “hiqeni taksën se ua ndajë Kosovë”. Ajo tha se hiqeni taksën dhe unë menjëherë thërras takim për vazhdimin e dialogut. Këtë kështu mund ta përkthejmë”.
“Kemi qëlluar disa në vend që i kemi lexuar këto projekte. Taksa nuk do të hiqet. Mogherini është në përfundim të mandatit. Tash janë zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Procesi tash është në duar të sigurta. Nuk rrezikojmë propozim për ndarje”, është shprehur Haradinaj.
Sa i përket pjesëmarrjes së ShBA-së në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, ai është shprehur: “Ne i takojmë botës së Amerikës jo të Rusisë. Rusia është tërhequr nga Ballkani kohë të gjatë. Amerika nuk është tërheq asnjëherë. Nuk është Amerika dikush që përjashtohet nga proceset. Nuk mund dikush ta përjashtojë Amerikën nga proceset në Kosovë dhe Ballkan”. /KK/