Haradinaj, Mogherinit: Institucionet e Kosovës janë unike për dialogun me Serbinë

18 korrik 2018 | 10:07

Delegacioni i Kosovës është takuar në Bruksel me përfaqësuesen e kartë të BE-së, Federica Mogherini, të cilës i ka siguruar se institucionet e Kosovës janë unike për dialogun me Serbinë.

“Sot në Bruksel, bashkë me Presidentin Thaçi, Kryeparlamentarin Veseli, dhe zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj e Dardan Gashi, takuam Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini, ku dëshmuam se institucionet e Kosovës janë unike për dialogun me Serbinë”, ka shkruar kryeministri Ramush Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka shtuar se normalizimi i raporteve në mes të dy vendeve është proces, i cili duhet të përmbyllet me njohje reciproke dhe si i tillë është shumë i rëndësishëm për tërë Ballkanin Perëndimor.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësja e Komisionit Europian për Politika Fqinjësore dhe Negociata të…