Haradinaj: Mosaprovimi i Ligjit të Pagave ka dëmtuar sektorin e zjarrfikësve mbi 400 mijë euro

24 korrik 2022 | 12:39

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se mbi 900 intervenime kanë kryer zjarrfikësit tanë vetëm në rajonin e Prishtinës, që nga fillimi i këtij viti, e vitin e kaluar mbi 2 mijë intervenime.

Ai ka theksuar se përpos mungesës së stafit, që vërehet më së shumti tani gjatë sezonit veror, nga mosaprovimi i Ligjit të Pagave, ky sektor është dëmtuar mbi 400 mijë euro.

“Paga bazë e zjarrfikësit vazhdon të mbetet 430€, e me ligj planifikohej të ngritej në 736€, shto kësaj edhe rritjen çdo vit, krahas inflacionit”.

“Qeveria po i hyn në hak secilit që shërben për shtetin tonë, që rrezikon jetën çdo ditë, për të mbrojtur qytetarët”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka falënderuar…