Haradinaj: Muaji i Ramazanit të sjellë të mira shpirtërore, begati dhe mirëqenie
15 maj 2018
| 19:56
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.
“Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, besimtarëve të fesë islame, u shpreh urimet më të sinqerta, me dëshirën që ky muaj të sjellë më shumë të mira shpirtërore, begati dhe mirëqenie.Lë të shërbejë ky muaj për forcimin e ndjenjës së flijimit, vetëpërmbajtjes, mëshirës, afrimit dhe faljes mes njerëzve. Agjërim të lehtë”, ka thënë Haradinaj përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook“.