Haradinaj: Mujë Krasniqi bashkë me trimat ranë tek kufiri që nuk ekziston më

14 dhjetor 2022 | 12:52

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe ish-komandanti i UÇK-së në Dukagjin, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar heroin Mujë Krasniqi dhe bashkëluftëtarët e tij në 24 vjetorin e rënies së tyre.

Ai ka thënë se Mujë Krasniqi, i ka kënduar lirisë dhe në kërkim të saj, bashkë me trimat kanë rënë tek kufiri që nuk ekziston më.

“Me këngën e tij, Mujë Krasniqi përçoi porosinë e të parëve tanë për atdheun e lirë. Por me këngë edhe ju printe betejave e u jepte zemër, shpresë e besim për fitore luftëtarëve të lirisë”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Në 24 – vjetorin e rënies së heroit Mujë Krasniqi dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij, në Kompleksin Memorial në Marinë të Skenderajt, bëmë homazhe në nderim të veprës heroike të tyre.

14 dhjetori, ishte ndër ditët më të dhimbshme të luftës çlirimtare. Teksa sot bëjmë nderim te varret e Mujës dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij, ndjehemi krenarë që i kishim bashkëluftëtarë, ndjehemi krenarë sepse pikërisht në ditën e rënies së tyre, themeluam Ushtrinë e Kosovës.

Me këngën e tij, Mujë Krasniqi përçoi porosinë e të parëve tanë për atdheun e lirë. Por me këngë edhe ju printe betejave e u jepte zemër, shpresë e besim për fitore luftëtarëve të lirisë.

Mujë Krasniqi, i këndoi lirisë, e në kërkim të saj bashkë me trimat ranë tek kufiri që nuk ekziston më. Vepra e tyre madhore na shërben si udhërrëfyes në punën tonë të përditshme në forcimin e shtetit dhe ngritjes së mirëqenies së qytetarëve.

Lavdi e përjetshme!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Kroacisë, Luka Modriq shpreson që Lionel Messita ta…