Haradinaj: Mund të ndërrohen edhe tre ministra të PDK-së
02 tetor 2018
| 08:41
Kryeministri Ramush Haradinaj në një intervistë dhënë për Televizionin 7 e ka konfirmuar se ka marrë letrën e dorëheqjes nga ministri Abelard Tahiri.
Haradinaj deklaroi se ende nuk e ka marrë vendimin për ta liruar ministrin e Drejtësisë nga detyra, pasi që paraprakisht ka biseduar me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin, me të cilin e kanë lënë ta takohen dhe të flasin për këtë çështje.
Shefi i Qeverisë madje ka bërë të ditur se ka marrë sinjale edhe për tri lëvizje tjera në kabinetin qeveritar nga radhët e PDK-së.
Kryeministri ndër tjera ka thënë se ka një disponim për këtë, por që ende s’ka asgjë zyrtare.