Haradinaj: Musliu ishte luftëtar i paepur i të drejtave të njeriut
18 janar 2018
| 13:20
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se e ka marrë me dhimbje lajmin për vdekjen e ish-komandantit të UÇPMB-së, Jonuz Musliu.
Haradinaj ka thënë se Musliu një jetë njeriu i është përkushtuar zgjidhjes së drejtë të çështjes së shqiptarëve në Luginë
“Me dhembje mora lajmin për shuarjen e luftëtarit të lirisë, ish komandant i UÇMPB-së dhe kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Jonuz Musliu. Musliu, një jetë njeriu i është përkushtuar zgjidhjes së drejtë të çështjes së shqiptarëve në Luginë, luftëtar i paepur i të drejtave të njeriut, mik dhe familjar i mirë, do t’i mungojë familjes së tij, dhe komunitetit. I qoftë i lehtë dheu!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet “Facebook”.