Haradinaj: Ndarja nga jeta e aktorit Sylejman Lokaj, humbje për kulturën tonë
05 gusht 2018
| 13:17
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjen Lokaj për humbjen e familjarit të tyre, aktorit Sylejman Lokaj.
Me këtë rast kryeministri ka thënë se ikja e aktorit Lokaj është humbje për teatrin, filmin, regjinë dhe kulturën tonë në përgjithësi.
“Më pikëlloi ndarja nga jeta e aktorit, Sylejman Lokaj. Lokaj i takon brezit të aktorëve që njihen si themeltarë të artit skenik të Kosovës. Ikja e tij është humbje për teatrin, filmin, regjinë dhe kulturën tonë në përgjithësi. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit të artistëve”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/