Haradinaj ndër pesë politikanët më të kërkuar në botë nga drejtësia, përkrah Gulenit e Puigdemont
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj figuron në mesin e pesë personave të arratisur më të kërkuar në botë.
Kështu shkruan revista Time, në një artikull të publikuar që u dedikohet personazheve politike të cilët kanë fituar vëmendjen e botës për shkak të akuzave që bëheshin ndaj tyre, njofton Klan Kosova.
I pari i Qeverisë së Kosovës si më i kërkuari në listën e publikuar u bashkohet po ashtu edhe Carles Puigdemonit të Katalonjës, Fethullah Gulenit të Turqisë, Julian Assanget dhe Mikheil Saakashvilit.
Mëtej në shkrimin e publikuar nga Times me titull ”5 Më të Kërkuarit e arratisur nga Gjeopolitika e 2018” thuhet se Ramush Haradinaj bëri emër gjatë konfliktit të viteve ’90 në Kosovë.
Po ashtu Time shkruan për periudhën kur tashmë Kryeministri Haradinaj, dikur ishte komandat i UÇK-së, i akuzuar për torturë dhe vrasje të serbëve, i cili në mungesë të provave ishte shpallur i pafajshëm nga Tribunali i Hagës gjatë viteve 2008 e 2012.
”Kjo nuk është e mjaftueshme për Serbinë, e cila refuzon të njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe dëshiron që Haradinaj të ekstradohet për t’u përballur me drejtësinë e saj”.