Haradinaj: Ndërhyra për ta qetësuar situatën, askush s’pati asgjë me mua
16 qershor 2018
| 15:16
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për incidentin e sotëm në Deçan.
Ai ka sqaruar se ajo çfarë ndodhi aty, nuk kishte të bënte asgjë me të. Shefi i ekzekutivit ka theksuar se ndërhyrja e tij ishte në funksion të qetësimit të situatës.
Postimi i tij i plotë:
Sot, në 19-vjetorin e çlirimit të Deçanit përkujtuam flijimin për liri të luftëtarëve nga e gjithë shqiptaria.
Më këtë rast, disa media kanë spekuluar, se ka pasur reagime të vëllaut të Beg Rizajt drejtuar ndaj meje.
I siguroj qytetarët e Deçanit dhe publikun e gjërë, se mosmarrëveshja nuk kishte të bënte asgjë me mua.
Ndërhyrja ime ishte në funksion të qetësimit të situatës, për të ruajtur figurën e luftëtarit tonë të lirisë.