Haradinaj nderohet në odën e bashkëluftëtarit Haki Sylaj: Mikpritja na jep motiv për të vazhduar përpara

14 janar 2025 | 23:34

Kandidati për deputet nga AAK, Daut Haradinaj ka vizituar fshatin Shaptej dhe Gllogjanin në Deçan.

Haradinaj tha se u pritën nga çdo shtëpi pa dallim partie.

Postimi i plotë:

Sot, në Komunën e Deçanit, e nisëm ditën në familjen e Metsylëve, për të vazhduar pastaj me tubimin e dy fshatrave, Shaptej dhe Gllogjan, ku u pritëm pa dallim partie nga çdo shtëpi. Një pjesëmarrje e tillë të jep motiv për të vazhduar përpara, aq më tepër kur të pranishëm ishin mbi 40 prindër të dëshmorëve, bashkëluftëtarëve të mi. Pastaj vazhduam në odën e bashkëluftëtarit tim, Haki Sylaj, ku, siç e do tradita, na nderuan me mikpritje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete e PDK-së, Besa Ismaili, me numër 41,…