Haradinaj nderon ambasadorin amerikan: Hovenieri ka qenë me shumë se ambasador

19 dhjetor 2024 | 15:45

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e ShBA-së, Jeff Hovenier.

Haradinaj ka thënë se Hovenieri ka qenë më shumë se ambasador dhe një mik i jashtëzakonshëm i afrimit të Kosovës me Amerikën dhe Amerikës me Kosovën.

“I pari që ka ardhur në shtëpinë e re të Aleancës, ka qenë miku i madh dhe aleati i Kosovës, ambasadori amerikan, Jeffrey M. Hovenier. Po në këtë shtëpi, sot e pritëm në takimin lamtumirës të tij si ambasador e si mik. Jeffrey Hovenier, ka qenë shumë më shumë se sa ambasador. Ai ishte mik, partner e kontribuues i jashtëzakonshëm i afrimit të Kosovës me Amerikën dhe Amerikës me Kosovën. E jashtëzakonshme ka qenë ndihma e tij edhe në kapërcimin e sfidave me të cilat jemi përballur gjithë këto vite si dhe në forcimin e demokracisë në vend. Për kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e marrëdhënieve dhe miqësisë midis popullit të Kosovës dhe atij amerikan, ambasadorit Hovenier, sot i kam ndarë mirënjohjen ‘Me besim në Zot, Atdhe e Shtet!””, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Faton Abdullahu Bedri Hamza - Kurti * Bedri Hamza…