Haradinaj nderon dëshmorët britanikë në sheshin “Edith Durham”

12 nëntor 2023 | 12:20

Britania e Madhe dhe Commonwealth-i, sot shënojnë Aktin e Përkujtimit Njëqindvjeçar për të gjithë të rënët e tyre në të gjitha luftërat, që nga Lufta e Parë Botërore.

Në kujtim të heroizmit të këtyre luftëtarëve përgjatë një shekulli, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vendosur kurorë lulesh pranë Memorialit të Dëshmorëve Britanikë në sheshin “Edith Durham” në kryeqytet.

“Përkulemi me nderim para sakrificës të të gjithë të rënëve britanikë, veçanërisht atyre që kanë rënë në Kosovë. Ishim miq në kohë lufte dhe miqësia jonë vazhdon të jetë po aq e fortë edhe në kohë paqeje!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Napoli do të ballafaqohet me Empolin, në kuadër të javës…