Haradinaj nderon dëshmorët, Mark, Kolë, Prenë dhe Memë Lleshi
04 gusht 2019
| 15:00
Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe te dëshmorët Mark, Kolë, Prenë dhe Memë Lleshi.
“E edukuar në frymën e atdhedashurisë ndër breza, familja emblematike Markalleshi nga Vraniqi i Gjakovës, në luftën e UÇK-së i dha Kosovës katër dëshmorë, Mark, Kolë, Prenë dhe Memë Lleshi. Markalleshët asnjëherë nuk u zmbrapsen përpara armiqve dhe kontributi i tyre dhënë përpjekjeve të vazhdueshme shqiptare për liri dhe pavarësi, përgjatë gjithë shekullit të kaluar është i jashtëzakonshëm. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/