Haradinaj nderon drejtorin e USAID-it me hartën e artë të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim lamtumirës drejtorin e USAID-in në vendin tonë, James Hope.
Në këtë takim, Haradinaj e ka nderuar Hopen me hartën e artë të Kosovës, në shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë.
“Në historinë e Kosovës, USAID-i do të njihet si një organizatë prijëse në ndihmën dhe përkrahjen e vendit përmes projekteve të qëndrueshme dhe kredibile. Kjo organizatë ka instaluar një dimension alternativ të përkrahjes, duke avancuar resurset e përgjithshme në përputhjet me nevojat e vendit. Falënderimin e veçantë në emër të popullit të Kosovës, ia përcolla sot në takim lamtumirës shefit të deritashëm të USAID, James Hope. z. Hope i uruam suksese në rrugëtimin e ri dhe e nderuam me hartën e artë të Kosovës, për rolin e tij të pazëvendësueshëm në shumë storie suksesi për ne. Faleminderit James!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/