Haradinaj nderon Halil Kastratin me dekoratën “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, e ka nderuar humanistin dhe themeluesin e shoqatës bamirëse, “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, me dekoratën “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”.
“Në shenjë falënderimi për punën e madhe humanitare, si një vlerë komplementare e jona dhe për kontributin në të gjitha proceset deri në liri, sot nderova me dekoratën e kryeheroit Gjergj Kastrioti Skenderbeu, humanistin dhe themeluesit e shoqatës bamirëse, ‘Jetimat e Ballkanit’, z. Halil Kastrati”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Shpreha gatishmërinë e Qeverisë së vendit për mbështetjen në projektet e kësaj organizate, me theks të veçantë mbështetjen për ndërtimin e një jetimoreje për fëmijët e braktisur. Veprimet humane janë përcaktim dhe e drejtë e gjithsecilit dhe meritojnë respekt”, ka thënë kryeministri Haradinaj.
/Epoka e re/