Haradinaj nderon heroin Agron Rrahmani dhe disa nga bashkëluftëtarët e tij (Foto)
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe te varri i heroit të kombit, Agron Rrahmani, në 22-vjetorin e rënies së tij.
Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se vepra e dalzotësve të atdheut si Agroni, i cili ishte vënë në ballë të organizimit të luftës çlirimtare, është pragu më i lartë i krenarisë sonë kombëtare.
“Në 22-vjetorin e rënies, për të nderuar veprimtarinë e Heroit të Kombit, komandantit të guerileve të para, Agron Rrahmani, së bashku me familjen, kam bërë homazhe pranë varrit të tij. Vepra e dalzotësve të atdheut si Agroni, i cili u vu në ballë të organizimit të luftës çlirimtare, është pragu më i lartë i krenarisë sonë kombëtare. Po sot, në nderim të kontributit të tyre për lirinë e Kosovës, bëra homazhe te varret e bashkëluftëtarëve, Xhafer Zymberi, Mirsad Ndrecaj, Valon Kabashi, Turgaj Gashi, Samid Kastrioti, Hysen Rushiti, Fatlum Vishesella dhe Arben Rexhaj. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”. (L.G/ Epoka e re)