Haradinaj nderon heroizmin dhe sakrificën e luftëtarëve britanik
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në shënimin e Aktit të Përkujtimit, ditë kur Britania e Madhe dhe Commonwealth-i, kujtojnë të rënët që nga Lufta e Parë Botërore.
Në këtë aktivitet, Haraddinaj shoqërohej nga ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicolas Abbott dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
“Në nderim të heroizmit dhe sakrificës së luftëtarëve britanik, sot në sheshin ‘Edith Durham’ në kryeqytet, vendosëm lule në Memorialin e Dëshmorëve të Mbretërisë së Bashkuar. Me këtë rast u bashkuam me aleatët tonë strategjik, në shënimin e Aktit të Përkujtimit, ditë kur Britania e Madhe dhe Commonwealth-i, kujtojnë të rënët që nga Lufta e Parë Botërore”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.