Haradinaj nderon heronjtë amerikanë të lirisë
10 shkurt 2018
| 20:09
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka nderuar heronjtë e lirisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Arlington National Cemetery në Washington.
Postimi i Haradinajt:
“Ishte nder i imi të përulem para varreve të heronjve të lirisë në Arlington National Cemetery në Washington. Mijëra ushtarë ranë duke mbrojtur vlerat e demokracisë dhe paqes në mbarë botën.
Kosova më shumë se çkado, nderon flijimin e jetëve për liri. Heronjtë tuaj janë edhe heronjtë tanë!”, ka shkruar Haradinaj.
Kryeministri Haradinaj po qëndruaron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe ka zhvilluar disa takime me personalitete të rëndësishme atje, por të cilët kanë ndihmuar në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.