Haradinaj nderon heronjtë Jusuf e Bardhosh Gërvalla
03 qershor 2022
| 12:48
Në Dubovik të Deçanit, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka nderuar heronjtë Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe nënën Ajshe, për të vazhduar në vizitë në familje, te Hysen Gërvalla, vëllai i heronjve.
“Baci Hysen barti mbi supe barrën e rëndë të familjeve atdhetare shqiptare, persekutimin, burgosjen e vrasjen e vëllezërve, por mbeti deri sot, shembull i rezistencës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Gjithashtu ai ka thënë se në Drenoc, në 24-vjetorin e rënies, nderuan edhe dëshmorët Selmon Dukaj, Ahmet Baqaj dhe Rexhep Mazrekaj, e në Irzniq dëshmorin Altin Haskaj.
“Respekti për ata që shkruan histori me sakrificën e gjakun e tyre është i përjetshëm”, ka shkruar Haradinaj.