Haradinaj nderon heronjtë Safet Boletini dhe Ejup Kasumi

31 maj 2024 | 13:00

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar të rënët e 31 majit të vitit 1999.

Ai ka thënë se 31 maji shënon heroizmin dhe sakrificën e jashtëzakonshme të luftëtarëve të lirisë, Safetit nga familja e heroit Isa Boletini dhe Ejup Kasumit nga Strofci i Vushtrrisë.

“Sot, me kryetarin e Aleancës në Mitrovicë, Qazim Nimani, bashkëpunëtorë e bashkëluftëtarë, nderuam sakrificën e tyre sublime për liri. Po ashtu, ndaluam për të shprehur ngushëllime në familjen Salihu, pas humbjen e djalit të tyre, Qlirimit”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Ai ka kujtuar edhe sakrificën e familjes së Selatin Gërxhaliut

“Gjithashtu, sot kujtojmë sakrificën e familjes së Selatin Gërxhaliut, që 25 vjet më parë u ekzekutuan pa mëshirë vetëm pse ishin shqiptarë në tokën e tyre. Në përpjekje për të mbrojtur familjen, ra heroikisht edhe i zoti i shtëpisë Selatini, luftëtar i dalluar i Brigadës 142 ‘Mehë Uka’. Kujtimi për ta do të jetë i përjetshëm, duke frymëzuar brezat e ardhshëm me dashurinë për atdheun dhe përkushtimin ndaj kauzës kombëtare. Paqe e lavdi për të rënët. U jetësoftë ëndrra e tyre!”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Supreme e ka konfirmuar vendimin e Gjykatës së Apelit për…