Haradinaj nderon Kandiqin me “Hartën e Artë të Kosovës”
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim aktivisten për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe themeluesen e Fondit për të Drejtën Humanitare me seli në Beograd, Natasha Kandiq, të cilën e ka nderuar me “Hartën e Artë të Kosovës”.
“Të veprosh në një mjedis të pasigurt dhe të mos i ndash viktimat e dhunës sipas përkatësisë, por të kërkosh drejtësi për to, është jo vetëm humanizëm i pashoq, por edhe guxim qytetar e njerëzor. Natasha Kandiq me Fondin për të Drejtën Humanitare ka publikuar të dhënat më të sakta deri më tani për të vrarët në luftën e Kosovës dhe në shenjë nderimi për kontributin e madh, sot ia dedikova ‘Hartën e Artë të Kosovës’, duke e falënderuar për gjithçka që ka bërë për ta ndriçuar të vërtetën”, ka thënë Haradinaj pas takimit.
/Epoka e re/