Haradinaj nderon me medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e shtet” familjen Gjocaj (foto)
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka nderuar me medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e shtet” familjen Gjoci, në shenjë nderimi për të ndjerin, veteranin e UÇK-së, arsimtarin, Avdyl Gjocaj.
Medaljen e ka pranuar bashkëshortja e të ndjerit, Havë Gjocaj.
“Sot familja jone u nderua duke u pritur në Gllogjan nga Gjenerali dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj, shoqatat e dala nga lufta dhe nga pjesa me e ndritur e vendit pjesëtar të Forcës së Sigurisë. Me ç’rast pranuam çmimin post mortum ‘Me besim në ZOT, Atdhe e Shtet’ për babën tonë, veteranin e luftës dhe të arsimit Avdyl Gjocaj. Ndjehemi të nderuar për vlerësimin që iu bë sot babës dhe qe kontributi i tij për liri e arsim po kujtohet e vlerësohet. Ju jemi mirënjohës shoqatave të dala nga lufta në krye me kolonel Avdyl Mushkolaj dhe në veçanti gjeneralit Ramush Haradinaj”, ka shkruar në rrjetin social “Facebook” Astrit Gjocaj, djali i Avdyl Gjocajt.