Haradinaj nderon Remin me medaljen ‘Gjergj Kastrioti-Skënderbeu’
14 mars 2019
| 11:49
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ish-komandantin e Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, me të cilin ka biseduar përn zhvillimet aktuale në vend.
Gjatë këtij takimi, Haradinaj ka nderuar Mustafën më medaljen e “Gjergj Kastriotit-Skënderbeu”
“Me ish-komandantin e Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, bashkëbiseduam për zhvillimet në vend, në veçanti për trajtimin e dinjitetshëm të kategorive të lirisë. Duke shprehur respektin më të lartë për rrugën e tij jetësore në shërbim të atdheut dhe lirisë, gjeneralit Mustafa, i dorëzova Medaljen ‘Gjergj Kastrioti-Skënderbeu’”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/