Haradinaj nderon shefin e shtabit të KFOR-it me hartën e artë të Kosovës

10 qershor 2019 | 16:44

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim lamtumirës shefin e shtabit të KFOR-it në vendin tonë, gjeneralbrigade John C. Boyd, të cilin e ka nderuar me Hartën e Artë të Kosovës.

“Takim lamtumirës me gjeneralbrigade John C. Boyd, shef i shtabit të KFOR-it në Kosovë.
Populli ynë do të jetë përjetë mirënjohës për kontributin e madh që ushtria dhe populli amerikan kanë dhënë dhe po japin për vendin. Për rolin e tij konstruktiv në shërbimin të paqes dhe bashkëpunimin profesional gjatë shërbimit në Kosovë, gjeneralin Boyd e nderova me Hartën e Artë të Kosovës”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/videos/2272806452797824/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, pas anulimit të dekretit për…