Haradinaj: Ndërtimi i ujëmbledhësve të rinj, kapitull i ri i zhvillimit ekonomik
15 nëntor 2018
| 10:21
“Ndërtimi i ujëmbledhësve të rinj i hapë kapitull të ri zhvillimit ekonomik”, kështu ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj në takimin e nëntë të Këshillit Ndërministror të Ujërave.
Haradinaj ka thënë se në këtë takim kanë identifikuar të gjithë hapat e nevojshëm dhe adresuam çështjet që kanë të bëjnë me planifikimin afatgjatë për ndërtimin e ujëmbledhësve të rinj dhe sigurisë së akumulimeve ekzistuese në vend.
“Ky sektor ka vëmendjen e plotë të Qeverisë, si investim strategjik dhe afatgjatë me interes shtetëror, për ngritjen dhe sigurimin e parametrave të domosdoshëm për zhvillim gjithpërfshirës dhe të qëndrueshëm”, ka thënë Haradinaj.