Haradinaj: Ndihma e Amerikës, jetike për Kosovën
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ndihma e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) është jetike për proceset nëpër të cilat është duke kaluar vendi ynë.
“Gjatë takimit të rregullt me ambasadorin e ShBA-së, Greg Delawie, në emër të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës, pata nderin t’ia dhuroj, sot, ‘Hartën e Artë të Kosovës’, si simbol të vlerësimit tonë për punën e tij të madhe në mbështetje të agjendës sonë shtetërore dhe inkurajimin për të bërë më të mirën për të gjithë qytetarët tanë pa dallim. Kosova po kalon nëpër procese të rëndësishme politike dhe ndihma e miqve amerikanë ishte dhe mbetet jetike për vendin tonë. Zoti e bekoftë Amerikën dhe popullin e saj”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/