Haradinaj ndihmon Aurora Krasniqin me 500 euro
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ndihmuar me 500 euro Aurora Krasniqin, e cila vuan nga një sëmundje e rëndë.
Lajmin e ka bërë me dije përmes llogarisë se vet në “Facebook”, deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri.
“Edhe kryeministri z. Ramush Haradinaj ndihmoi Aurora Krasniqin! Është shumë e rëndësishme që të realizohet mobilizimi në diçka të mirë! Në këtë rast, jam shumë krenarë që edhe elita politike, normalisht me mundësitë e veta, u janë bashkuar aksionit, ta ndihmojmë Aurora Krasniqin. Familja Krasniqi dhe ne të jemi mirënjohës z. kryeministër. Faleminderit për donacionin (500 euro). Vazhdojmë aksionin”, ka shkruar Tahiri.
Kurse zëvendëskryeministri i parë i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka dhuruar 20 mijë euro për shërimin e Aurorës.
/Epoka e re/