Haradinaj: Ndryshimi i kufijve është kthim në tragjedi

03 maj 2018 | 11:20

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk është në dijeni për diskutimet në mes të Kosovës dhe Serbisë për ndarjen e vendit tonë.

Ai duke iu përgjigjur pyetjes se deputetit të LDK-së, Driton Selmanaj lidhur me një shkrimin të gazetës vjeneze “Der Standard” se Hashim Thaçi ka negociuar me autoritetet serbe për ndarjen e Kosovës, ka thënë se ndryshimi i kufijve nënkupton kthim në tragjedi.

“Qëndrimet e mia janë të qarta. Ndryshimi i kufijve është kthim në tragjedi”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka folur edhe për platformën e dialogut të cilën Qeveria e ka përcjellë në Kuvend.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy ndeshjet e fundit të xhiros së 30 në Vala…