Haradinaj në bjeshkët e Dragashit, premton rregullimin e një rruge
30 qershor 2018
| 20:32
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka zgjedhur që të kalojë ditën duke ecur në bjeshkët e Restelicës, pjesë e Komunës së Dragashit.
Haradinaj me këtë rast ka takuar blegtorët minoritar goran, transmeton Indeksonline.
Po ashtu i pari i ekzekutivit gjatë një bisede që ka pasur me blegtorët, ka premtuar rregullimin e rrugës Restelicë-Dragash- Strezomir- Maqedoni.
Më poshtë shikoni disa fotografi të Haradinajt në bjeshkët e Restelices: