Haradinaj në Bradash: Asnjë pension nuk do të jetë nën 500 euro

01 shkurt 2025 | 22:57

Kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj ka thënë se koalicioni për Kosovën Fituese 137, po zhvillon çdo ditë dhjetëra takime në lagje, fshatra e bashkësi lokale në mbarë vendin.

“Sonte pata kënaqësinë të marrë pjesë në takimin me familjen e Orzhanëve në Bradash të Podujevës. Programi ynë ka planifikuar përkujdesje shtetërore për të gjithë qytetarët, nga djepi deri në pleqëri. Nuk do të mbes asnjë fëmijë pa mundësinë e arsimit parashkollor, asnjë punëkërkues pa mbështetje financiare, e asnjë pension nën 500 euro”.

“Për të rinjtë që nisin biznese, do të ndahen grante pa kthim, stimul ky për ekonominë por edhe parandalim i largimit të të rinjve nga vendi. Anëtarësimi direkt në NATO, do të sjellë siguri të përhershme, por dhe zhvillim të hovshëm dhe të qëndrueshëm ekonomik”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në tubimin elektoral në…