Haradinaj në Deçan i drejtohet Begajt dhe bashkëshortes së tij: Ju keni ardhur në shtëpinë tuaj
23 qershor 2024
| 13:14
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në seancën solemne për ndarjen e titullit “Qytetar Nderi” për presidentin shqiptar, Bajram Begajn.
Ai në këtë seancë iu drejtuar Begajt dhe bashkëshortes së tij, duke u thënë se kanë ardhur në shtëpinë e tyre.
“Shqiptarët e vjetër, në të kaluarën kanë thënë kjo është shtëpia juaj, pra ju keni ardhur në shtëpinë tuaj dhe çdoherë do të vini në shtëpinë tuaj”, është shprehur Haradinaj.