
Haradinaj në Francë: Kosova pret mbështetje më aktive për heqjen e vizave
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuadër të vizitës zyrtare në Paris, ka takuar sot, Marta de Cidrac, deputete e Senatit të Francës dhe kryetare e grupit të miqësisë me Ballkanin Perëndimor.
Ai ka thënë se në këtë takim ka theksuar përkushtimin e Kosovës për të ecur drejt integrimit në strukturat euroatlantike dhe për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane, me detyra dhe obligime të plota.
“Ne e konsiderojmë Francën një vend mik të Kosovës dhe këtë lidhje ndërmjet shteteve tona e bën edhe më të fuqishme angazhimi i miqve nga të dyja vendet. Potencova faktin se, Kosova aktualisht pret një mbështetje dhe më aktive në finalizimin e realizimit të të drejtës së qytetarëve të saj për të lëvizur lirshëm në Evropë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/