Haradinaj: Në fundvit qytetarët e Kosovës udhëtojnë pa viza

18 korrik 2018 | 10:32

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se presin vlerësim pozitiv nga Komisioni Evropian në lidhje me liberalizimin e vizave.

Ai pas takimit me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, ka thënë se në fundvit qytetarët e Kosovës udhëtojnë pa viza.

“Komisioni Evropian sot jep vlerësimin për liberalizimin e vizave.  Po e përmbyllim një temë shumë të rëndësishme për vendit. Në fund të gushtit do ta kemi në Parlamentin Evropian. Shpresat janë reale që në fundvit qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza”, ka thënë Haradinaj.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Shpend Ahmeti, së bashku me…