Haradinaj në Gllogjan: Kosova do të ecë drejt bashkimit me Shqipërinë

17 shkurt 2021 | 11:56

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve dhe të rënëve në Zonën Operative të Dukagjinit.

Homazhet janë bërë për nderë të përvjetorit të 13-të të pavarësisë së Kosovës.

“Familjarë të dëshmorëve, martirëve, të gjithë, i bashkohem nderimit për të rënët për liri. Nderimi bëhet edhe më i fuqishëm në ditë të shënuara, në ditën e përvjetorit të 13-të të pavarësisë së vendit”, ka thënë Haradinaj.

Më tutje, ai ka bërë me dije se do t’i hyjë garës për president, duke thënë se Kosova e pavarur do të ecë në rrugën e vet drejt zhvillimit dhe bashkimit me Shqipërinë.

“Deri këtu Kosova ka pasur edhe sukseset dhe sfidat e veta”.

“Jemi të bindur që Kosova e pavarur do të ecë në rrugën e vet, drejt zhvillimit, integrimeve euroatlantike dhe të bashkimit me Shqipërinë”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Joe Biden po shmang Kongresin e ndarë, duke iu…