
Haradinaj në Gllogjan, merr pjesë në ceremoninë e pjekjes dhe distilimit të rakisë së shtëpisë
03 nëntor 2019
| 15:23
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka vizituar të dielën Gllogjan, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e pjekjes dhe distilimit të rakisë së shtëpisë.
“Në Gllogjan në ceremoninë e pjekjes dhe distilimit të rakisë së shtëpisë, sipas traditave të vjetra shqiptare, me mjeshtrin bacën Shaban dhe nipin e tij, i cili me krenari mban emrin e dëshmorit të lirisë, Sadri Lokaj”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/