Haradinaj në Han të Elezit kërkon besimin për listën e Aleancës

04 tetor 2021 | 14:06

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një videoadresimi, iu është drejtuar qytetarëve të Hanit të Elezit për zgjedhjet e 17 tetorit.

Ai ka kërkuar votën për listën e Aleancës për Kuvend Komunal, të cilës i prinë kryetari i degës Zaim Bela, ekonomist i diplomuar.

“Komuna e re e Hanit të Elezit po rritet e po forcohet. Krenohemi si Aleancë që jemi me ju e do të jemi edhe në katër vitet që vijnë në Asamblenë Komunale, me listën tonë me kandidate e kandidatë të respektuar së cilës i prin Zaim Bela ekonomist i diplomuar dhe një menaxher i dëshmuar deri sot”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se e ka për nderë të kërkojë votën e qytetarëve të Hanit të Elezit.

Aleanca edhe në këto zgjedhje e përkrah kandidatin e pavarur Rufki Suma dhe kandidon vetëm për Asamblenë Komunale.

Tradicionalisht, AAK në Han të Elezit ka marrë një të katërtën e votave dhe ka qenë pjesë e qeverisjes së z.Rufki Suma.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës,…