Haradinaj në ‘Hardh Fest’ premton mbështetje për vreshtarët e Rahovecit
16 gusht 2019
| 15:48
Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në hapjen e festivalit “Hardh Fest”.
Në hapje të këtij festivali, Haradinaj ka premtuar mbeshtetje të plotë për vreshtarët dhe fermerët e Rahovecit.
“Mesazhi im për qytetarët e Rahovecit në hapjen e ‘Hardh Festit’. Në mbështetje 100% të vreshtarëve, fermerëve dhe afaristëve të Rahovecit! Do të vazhdojmë me lehtësira tatimore dhe me politika fiskale në mbështetje të prodhimit vendor. Gjithmonë në krah të rahovecianëve për një jetë më të mirë e më të dinjitetshme. Të përcaktuar 100% edhe në luftën kundër korrupsionit, krimit e nepotizmit, por të vendosur po ashtu që në luftimin e këtyre dukurive, të jemi të sinqertë deri në fund!”, ka deklaruar Haradinaj.
/Epoka e re/