Haradinaj: Ne jemi ndryshimi i sigurt

04 janar 2021 | 16:36

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka treguar se në ditët në vijim do të publikojë programin ekonomik 2021-2025.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në kuadër të këtij programi do prezentohet projekti për Fondin e Mbijetesës Ekonomike, me vlerë mbi 1 miliardë euro, për vitin 2021.

Ai ka deklaruar se AAK-ja është ndryshimi i sigurt.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ditët në vijim do të publikojë programin ekonomik 2021 – 2025, në kuadër të të cilit do prezentohet projekti për Fondin e Mbijetesës Ekonomike, me vlerë mbi 1 miliardë euro, për vitin 2021.

Ky fond do të garantojë përkrahjen për bizneset, kthimin e punëtorëve që kanë humbur vendet e punës për shkak të gjendjes pandemike, mbështetjen për familjet në krizë ekonomike e shumë benefite të tjera.

NE JEMI NDRYSHIMI I SIGURT

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nazlije Shefiri është varrosur sot në varrezat e fshatit Shipol…