Haradinaj në Junik: Strukturat e AAK-së, të mobilizuara për t’i dhënë Kosovës një udhëheqje të guximshme
18 gusht 2019
| 15:43
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar sot strukturat e kësaj partie në Junik.
Ai ka thënë se strukturat e AAK-së në këtë komunë janë të mobilizuara për t’i dhënë Kosovës një udhëheqje të guximshme e të vendosur.
“Me vizion dhe vlera, që e ka në rend të parë shtetin 100 për qind dhe dinjitetin e tij. Pa kompromise, me efektshmëri të dëshmuar në veprime qeverisëse dhe me objektiv që zhvillimi ekonomik, përballja me korrupsionin e punësimi i të rinjve, të ndodhin vërtetë. Qeveri të dinjitetshme për shtet të dinjitetshëm”, ka thënë Haradinaj.
/Epoka e re/