Haradinaj: Në këtë kohë trazirash qëndrojmë me Ukrainën
22 shkurt 2022
| 14:47
Ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Ukrainë, ku Rusia ka njohur si vende të pavarura dy rajone ukrainase.
Haradinaj ka thënë se Kosova qëndron me Ukrainën dhe aleatët.
“Në këtë kohë trazirash ne qëndrojmë me Ukrainën, së bashku me aleatët tanë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. Është detyrimi ynë të mbështesim vlerat e demokracisë dhe lirisë. Liria do të mbizotërojë!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.