![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/03/FB_IMG_1710871882517.jpg)
Haradinaj në Klinë: AAK-ja po rritet e forcohet çdo ditë
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po rritet e forcohet çdo ditë. Koalicioni të cilit i prinë Aleanca është kthyer në forcë serioze politike, me përkrahje e besim të gjerë si brenda Kosovës e diasporë por edhe te aleatët tanë strategjikë”, kështu ka thënë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj me strukturat e saj në Klinë, në një iftar të përbashkët.
Haradinaj ka theksuar se tashme kanë marrë veprime konkrete të mobilizimit të saj dhe të shtrirjes e të forcimit të bashkimit, i cili tashmë e ka krijuar bërthamën e vet me Nismën, Listën Konservatore dhe Forumin Intelektual E-30.
“Vizitat nëpër komuna si kjo tek kolegët tanë në Klinë, janë rast i mirë për t’i shprehur mirënjohjen për angazhimin dhe punën e mirë të kryetarit Zenun Elezaj dhe autoriteve tjera komunale në udhëheqjen e qeverisjes lokale në Klinë”, ka deklaruar ai.
Haradinaj ka thënë se Kosova kurrë nuk ka pasur nevojë më shumë për Aleancën si koncept politik, për të ofruar ndryshimin e nevojshëm.
“Ta anëtarësojmë Kosovën në NATO për t’i dhënë mundësi zhvillimit dhe mirëqenies”, është shprehur Haradinaj.