Haradinaj në Kuvend: Kurti është spiun i Serbisë, tradhtar është ai që e lë ushtrinë pa bukë
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti, spiun të Serbisë dhe tradhtar.
Haradinaj në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, ku është duke u diskutuar për çështjen e ushqimit të FSK-së,
Haradinaj ka thënë se është shqetësuese se si 6 vjet pas krijimit të ushtrisë, flitet për ushqimin e deputetëve.
“Po, është spiun i Serbisë, është tradhtar ai që e le ushtrinë e vet pa bukë. Pse e bën këtë? Pse po i ndodh këtij? Pse jo dikujt tjetër gjatë krejt ekzistencës që 20 vjet. Edhe kjo rastësi, pahiri. I ka lanë pa veshmbathje, mbërrini me lanë edhe pa bukë”.
“Kush e mbron këtë njeri, po e mbroni njeriun që edhe ushtrinë e la pa bukë. Nëse para 6 vjet kemi mbërri me u krenuar që po e krijojmë ushtrinë tonë, ligje që nuk dallojnë nga ushtritë, me fol sot për ushqim, që i ka lanë Albin Kurti pa bukë. Spiun, agjent i Serbisë”, ka thënë Haradinaj.