Haradinaj në Kuvendin e Kosovës: Albin Kurti është spiun i Serbisë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita në lidhje me bisedën në mes të Mimoza Kusari-Lilës, shefe e grupit parlamentar të VV-së, dhe Milan Radoiçiqit, atëbotë i sanksionuar nga ShBA-ja dhe i arratisur nga drejtësia pasi dyshohej për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.
Haradinaj ka thënë se ka pasur marrëveshje në mes të Listës Serbe dhe LV-së për t’i larguar veteranët nga paga minimale.
Më tutje, Haradinaj ka përsëritur akuzën e rëndë ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e quajtur spiun të Serbisë.
“Marrëveshje Lista Serbe dhe Vetëvendosje për me i largu veteranët, kategoritë e lirisë, mos me u përfshirë në pagën minimale e ka bë Albin Kurti me Radoiçiqin. Unë nuk them me Radoiçiqin, por me Vuçiqin. Mos harroni këtë, këtu dal te ajo që po ju them çdo herë që Kurti është spiun i Serbisë, është njeri i Serbisë”, ka thënë Haradinaj.