Haradinaj në Llap: Kemi plan konkret për zhvillimin e Kosovës

30 shtator 2019 | 17:37

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë në ditën e pestë të fushatës për zgjedhjet e 6 tetorit ka qëndruar në Podujevë.

Haradinaj në një tubim me qytetarët të Llapit, ka thënë se ky koalicion ka plan konkret për zhvillimin e vendit.

Ai edhe në këtë tubim është zotuar se do t’i rrisë pagat në sektorin publik për 10 për qind dhe atë për çdo vit.

Më tutje, Haradinaj ka kritikuar oponentët e tij politik, Kadri Veselin, Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin. Ai ka thënë se PDK-ja dhe LDK-ja ka “meritat” më të mëdha për kapjen e shtetit.

Po ashtu ai, ka kritikuar liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, për qasje siç ka thënë agrare ndaj ekonomisë.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/videos/3059204897429276/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim…