Haradinaj në mesin e bashkëluftëtarëve, kujton dhe nderon të rënët e ofensivës së gushtit
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë të enjten homazhe në Gllogjan dhe Irzniq të Deçanit në nderim për të rënët në ofensivën e gushtit të vitit 1998, Enver Halilaj, Naim Nimanaj, Orhan Halilaj, Halil Sejfijaj e Arben Ahmetaj nga Gllogjani, Arton Hasanaj nga Rakoci, komandant Maxhun Çekaj, Gëzim Dervishaj, Halil Berisha e Malë Zejnaj nga Irzniqi, Nexhat Humaj nga Baballoqi, Naser Idrizaj nga Kodralia, Hasan Osmani nga Nivokazi dhe Agron Thaqi nga Skivjani.
Pas homazheve, Haradinaj është mirëpritur në shtëpinë e bashkëluftëtarit të tij, Rexhep Daci në Irzniq. Me këtë rast, Haradinaj ka ndarë medalje “Me besim në Zot, atdhe e shtet” për Rexhep Dacin dhe Metë Sadri Mushkolaj postmortem për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për çështjen kombëtare.
“Pikërisht sot, në ditën kur përkujtuam të rënët në ofensivën e gushtit, u mblodhëm në familjen Dacaj në Irzniq. Në mesin e shumë miqve e bashkëluftëtarëve, kam ndarë medaljen ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’ për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare, për luftëtarët e dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Metë Sadri Mushkolaj postmortem dhe Rexhep Lahë Daci. Faleminderit për mikpritjen!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.