Haradinaj: Në miqësi të përhershme me Amerikën do ta bëjmë Kosovën siç e ëndërruan çlirimtarët

05 mars 2019 | 12:38

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj,  ka thënë se 21 vjet më parë midis Evropës u shua një familje e tërë, por bota demokratike nuk lejojë zhdukjen e një populli.

Ai ka theksuar se sakrifica e familjes Jashari tregon se vetëm një popull që është i gatshëm ta mbrojë lirin me çmimin e jetës e ka të ardhmen e sigurt.

“Në marsin e vitit 1998 midis Evropës u shua një familje e tërë, por bota e lirë u zgjua dhe nuk lejojë të zhduket një popull, i cili nga historia evropiane dhe botërore kishte mësuar ndër breza të jetojë i lirë në vend të vetin me ndër dhe dinjitet dhe duke i respektuar të tjerët që jetojnë pranë tij. Heronjtë dhe dëshmorët e Kosovës, veçanërisht Jasharët dhe komandanti legjendar Adem Jashari  na kanë dhënë këtë leksion: Vetëm një popull që është i gatshëm ta mbrojë lirin me çmimin e jetës e ka të ardhmen e sigurt”, ka deklaruar Haradinaj në  ceremoninë e shënimit të 21-vjetorit të  “Epopesë së UÇK-së”.

Ai ka thënë se vota për Ministrinë e Mbrojtjes, për Forcën e Sigurisë së Kosovës,  dhe për Shërbimin në këtë forcë e ka lartësuar e emrin e atdheut.

“Të zgjedhurit e popullit i thanë po një projekti nacional që vjen në formë euroatlantike dhe që ka qëllim paqen dhe që i dedikohet paqes.  Shërbimi në Forcën e Kosovës do të jetë nder dhe privilegj por edhe patriotizëm i të gjithë qytetarëve që jetojnë në Kosovë. Ushtria e Kosovës është për paqe dhe ajo nuk do të përdoret kundër popullit të Kosovës as në jug dhe as në veri, por ajo do të jetë aty për paqe për të gjithë që jetojnë në Kosovë”, është shprehur ai.

Kryeministri Haradinaj është zotuar para të pranishmëve se në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bëjë Kosovën ashtu siç e ëndërruan çlirimtarët.

“Sot këtu ritakohet në rresht të gjithë brezat e çlirimtarëve të Kosovës të mishëruar nën flamurin e ushtrisë sonë të paqes dhe flamurtari i parë, eprori i të gjithë eprorëve, gjenerali  ynë, gjenerali i të gjithë gjeneralëve komandanti ynë Adem Jashari. Në miqësi të përhershme me Amerikën dhe në partneritet me aleatët tanë strategjikë ne do t’ia dalim ta bëjmë Kosovën ç’fare e ëndërruan çlirimtarët. Këtë ua kemi borxh brezave që vinë. Lavdi komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari”, ka thënë Haradinaj.

/Epoka e re/ 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, njëherësh kryetar dege i…