Haradinaj në Mitrovicë: Kosova duhet bëhet shtet qind për qind

05 gusht 2019 | 15:46

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Kosova duhet të vazhdojë ta përmbyllë shtetësinë brenda dhe të bëhet shtet qind për qind.

Në një bashkëbisedim me qytetarë në Mitrovicë, ai ka thënë se Kosova  nuk e ka përmbyllë shtetësinë në planin e jashtëm meqë nuk është bërë anëtare e OKB-së dhe NATO-s dhe sipas tij, këto janë çështje të ndjeshme.

Haradinaj ka thënë se për të ecë në planin e jashtëm ka peshë dialogu, kurse në planin e brendshëm duhet të forcohet rendi dhe ligji, siguria, si dhe zhvillimi ekonomik, hapja e vendeve të reja të punës.

“Kosova ka plot tema në tavolinë dhe për to mirë është që të mos humbet kohë dhe e rëndësishme është që po shkon në kohë të rregullt kohore kushtetuese mbajtja e zgjedhjeve”, është shprehur Haradinaj.

/Epoka e re/

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi është lënduar dhe nuk do të paraqitet për…